Nxënësve të shkollave të mesme në Podujevë dy agjencit turistike “Flutura” dhe “Dita” u kërkuan 98 euro për shëtitjen pesë ditore në Shqipëri.
Edhe pse dy muaj më vonë, ata u nisën të enjten për në Shqipëri.
Por agjencioni turistik “Besiana Travel” u kishte ofruar këtë shëtitje 85 euro më lirë se kompanitë fituese.
Pronari i kësaj kompanie ishte ankuar se pse nuk ka fituar tenderit tek Drejtori i Arsimit, Avni Maloku, i cili i kishte thënë se dy kompanitë fituese kanë fituar sepse kanë lidhje më të forta.
Kurse Maloku është shprehur se veprimi i tij ishte i drejtë.