Si çdo fëmijë, edhe këngëtari ynë i njohur Meda , kur ishte i vogël, ka pasur një dëshirë të madhe, e ajo ishte, që të bëhet futbollist i njohur në botë, shkruan Kosovarja
Unë kam ikur në Gjermani që kur isha 12 vjeç. Kur i bëra 17 vet u angazhova në futboll. Por si pasojë e një lëndimi dhe duke e kuptuar se nuk do të arrij aty ku doja të arrij,e lash futbollin .
Krahas futbollit, edhe pse kisha frikë udhëtimin me aeroplan, dëshirë të madhe kisha të bëhem pilot.
Këto ishin dy dëshirat e Medës , të cilat tek ai mbetën dëshira.
Udhëtimet e shpeshta nëpër botë e bënë që Meda ta largojë frikën nga aeroplani. Ai sot, brenda vitit i ka mbi 150 fluturime me aeroplan ./ Kosovarja /