Lajmet e fundit

Të shtëna te “Sekiraqa”, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë sonte rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrapa lokalit Sekiraqa. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me date 07.11.2015 rreth ores 20:02 mbrapa lokalit Sekiraqa eshte raportuar nje gjuajtje me armë ku të lënduar janë dy persona meshkuj njëri i viti të lindjes 1981 dhe dhe tjetri 1989”,ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Hoxha më pas ka theksuar se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë reaguar njesite policore dhe ambulanca të cilët i kanë dërguar të lënduarit për tretman mjeksorë në QKUK.

“Policia është në proces të mbledhjes së informacioneve relevante për të sqaruar shkaqet e incidentit dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera hetimore”, tha Hoxha./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.