Mevlude Imeri, nga lagjja Kodra e Trimave në kryeqytet, po i ruan ato pak dru që i kanë kur të ftohtit do të jetë më i madh.
Gjendje të ngjashme kanë edhe 910 familje me asistencë sociale vetëm në Kodrën e Trimave, nga 1675 sa janë në krejt Prishtinën.
Një e tillë është edhe Fatmire Jaha nga Topalla e Medvegjës, e cila jeton në këtë lagje që nga viti 1996.
Asaj nuk i eci mirë fillimi i jetës në kryeqytetin e Kosovës. 85 euro janë të pamjaftueshme për të kaluar muajin.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, thotë se arsye pse është ky numër kaq i madh i familjeve të varfra është ardhja e tyre nga fshatrat.