Lajmet e fundit

Ligji për Prishtinën, në fillim të vitit 2016 (Video)

Ligji për Prishtinën shpesh ka ndodhur të shkaktojë përplasje mes pozitës dhe opozitës.
Ishte vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai që gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës kishte këmbëngulur në këtë ligj, deri në përplasje me Qeverisjen e asaj kohe.

E, tani që vetë është në krye të Qeverisë, ligji ende nuk është bërë.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë përmes telefonit se e kanë dërguar koncept-dokumentin për Ligjin për Prishtinën dhe se pritet aprovimi i tij. Pas kësaj do të themelohet grupi punues i cili do të përpilojë ligjin për kryeqytetin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.