Qeveria e Kosovës e mirëpret secilën iniciativë, nga kushdo, që ka për qëllim verifikimin e punës së komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi.
Madje, një nismë të tillë e ka përkrahur edhe vetë Murat Meha, i cili e ka kryesuar këtë Komision.
Meha, nëpërmjet telefonit ka thënë se çdo nisme ligjore është e mirëseardhur, sepse do të analizonte dhe vlerësonte edhe punën e Komisionit në terren.