Kosovën e presin shumë punë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Qeveria është duke përgatitur Programin Kombëtar për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Ky dokument duhet që të miratohet deri në fund të këtij viti, në Qeveri dhe në Kuvend.
Kosova dhe Bashkimi Evropian do të themelojnë trupat e përbashkët me qëllim të monitorimit të përmbushjes së reformave të parapara me MSA, si Këshill i Stabilizim-Asociimit; Komiteti i Stabilizim-Asociimit; nën-komitetet e Stabilizim-Asociimit dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit.