Lajmet e fundit

Kroatët sot zgjedhin Sabor-in e ri!

Në Kroaci kanë filluar sot të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, që disi kanë mbetur nën hijen e krizës së migrantëve, pasi më tepër se 300 mijë azilkërkues kanë kaluar nëpër këtë vend, prej gjysmës së shtatorit, në rrugën e tyre për në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Ka vlerësime se nëse në zgjedhjet i fitojnë konservatorët, atëherë mund të ndërmerren masa tejet të ashpra kundër migrantëve, që kalojnë nëpër Kroaci, raporton Gazeta Blic.

Opozita në Kroaci, Unioni Demokristian, që e udhëheq Koalicionin Patriotitk, i përbërë prej nëntë partive, i ka akuzuar Socialdemokratët në qeveri se janë shumë të butë ndaj migrantëve. Unioni Demokrisitan ka kërkuar masa të ashpra, siç është angazhimi i ushtrisë dhe ndërtimi i mureve në kufirin me Serbinë, prej nga hyjnë pjesa më e madhe e migrantëve.

3.8 milion vota do të zgjedhin 151 parlamentarë, 140 në dhjetë zonat zgjedhore të Kroacisë, tri i zgjedh diaspora- pra nënshtetas kroatë që jetojnë jashta vendit kurse tetë vende u takojnë pakicave. Për Sabor-in kroat votohet në këtë shtet dhe në 48 shtete tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.