Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, fjalorin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka krahasuar me atë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“Cilësim i Dacit ishte i bukur, daçist”, thotë Kryeziu për “PrizrenPress”.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në emisionin “Komitetit”, ka fyer rënd Eqrem Kryeziun, duke e quajtur “bandit” dhe “Karaxhiq”
Sipas tij, Eqrem Kryeziu bashkë me Naim Jerliun, pa paralajmërim kishin shkuar për të takuar në Parlamentin e Kosovës.
“Banditi i Prizrenit më tha se kemi ardhur për të komunikuar që ta nënshkruash dorëheqjen dhe me e pru në parti. Kush? Unë me nënshkruar dorëheqjen, jashtë !”, ka treguar Daci.
Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu,pranon se ia kërkuar dorëheqjen Nexhat Dacit.
“Po, unë ia kam kërkuar dorëheqjen”, tregon Kryeziu.
Ai mohon se është përzënë nga Daci nga zyra e Parlamentit.
“Jo, nuk është e vërtet”,tregon ai.