Lajmet e fundit

Këta janë të plagosurit mbrëmë te “Sekiraqa”

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë sonte mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Indeksonline merr vesh se të plagosurit janë Arben Krasniqi dhe Ardian Mazreku, ndërsa i dyshuari që i ka plagosur është Fahri Qeli.

Plagosja ka ndodhur në një lokal të lojrave të fatit në lagjen Dardania në Prishtinë.

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për këtë gjuajtje me armë ku e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me date 07.11.2015 rreth ores 20:02 mbrapa lokalit Sekiraqa është raportuar një gjuajtje me armë ku të lënduar janë dy persona meshkuj njëri i viti të lindjes 1981 dhe tjetri 1989”,ka thënë mbrëmë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha për Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published.