Lajmet e fundit

21-vjeçari kanos me armë babë dhe bir

Një 21-vjeçar përfundoi në pranga për kanosje me armë nga Policia e Fierit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Flori Dimo ka kanosur babë e bir përkatësisht 46 dhe 17 vjeç. Dimo akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Mesditën e së shtunës në lagjen “Afrim i ri” në bashkëpunim me shokun e tij me inicialet R.N., të shpallur në kërkim, kanë kanosur me armë dhe thikë N.S, 46 vjeç dhe E.S, 17 vjeç.

R.N. në momentin e konfliktit ka patur edhe një thikë, me të cilën ka kërcënuar 17-vjeçarin. Pasi Dimo ka qëlluar me armë shoku i tij, tashmë i shpallur në kërkim, i ka marrë pistoletën dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga kontrolli Flori Dimo iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë fishekë pistolete kalibri 7.65 mm, si edhe një sasi prej 1.30 gr lëndë narkotike boçe e dyshuar kanabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.