“Tani është në duar të Brukselit si sponsor dhe garantues, që ta detyrojë Prishtinën të fillojë të sillet politikisht më racional, sepse përndryshe do të mund të vinte deri te destabilizimi i situatës që mezi së fundmi është stabilizuar paksa”, ka shtuar Drecun, transmeton lajmi.net.
Duke komentuar vendimin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga për ta dërguar marrëveshjen e AKS-së në Gjykatën Kushtetuese dhe paralajmërimin e mundshëm të Prishtinës drejtuar Komisionit të Venecias, ai ka thënë se “Prishtina deri një kohë të pacaktuar mund të shpikë komisione të ndryshme të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese, por është e obliguar të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar”.
Drecun ka shtuar se Beogradi do të “përdorë gjitha mjetet politike që i ka në dispozicion që në Prishtinë të mos lejohen sjellje të tilla”, duke u zotuar se për të njëjtën platformë do të angazhohen edhe përfaqësuesit serbë në administratën e Kosovës.
“Besoj që herët apo vonë do të arrijmë të zbatojmë krijimin e AKS-së. Sepse nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Kosovë nuk do të kenë perspektivë”, ka thënë për fund Drecun. (lajmi.net)