Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me subjektet tjera opozitare do të vazhdojnë t’i bllokojnë seancat e Kuvendit të Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se nuk do lejojnë të mbahet as seanca për miratimin e buxhetit.
Kështu thanë përfaqësuesit e AAK-së në një konferencë për media, ku folën për buxhetin që është ndarë për fushën e punës dhe mirëqenies sociale.
Sipas Haki Shatrit, ky buxhet nuk është gjenerues dhe se nga viti në vit nuk po ka rritje të buxhetit nga zhvillimi ekonomik, gjë e cila është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme për qytetarët dhe për uljen e papunësisë në Kosovës. /KP/