Lajmet e fundit

Arabia Saudite kundër Kosovës në UNESCO

Kryetari i Këshillit të Lartë për Turizëm dhe Kulturë i Arabisë Saudite, princi Sulltan bin Salman bin Abdulaziz el Saud, gjatë qëndrimit në Beograd, u ka premtuar zyrtarëve serbë se do ta përcjellë te autoritetet saudite kërkesën e qeverisë serbe për ta kundërshtuar iniciativën e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Pyetjes së gazetarëve se pse Arabia Saudite po e mbështet iniciativën kur në Kosovë po shkatërrohet trashëgimia fetare serbe, princi i është përgjigjur se ajo është kompetencë e ministrave të tjerë të Arabisë Saudite dhe se ky vend është i dedikuar për ruajtjen e trashëgimive kulturore dhe fetare në botë.

Ai ka shtuar se për atë çështje sot ka biseduar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, dhe zëvendëskryeministrin Rasim Ljajiç, dhe se mendimin e tyre do t’ua përcjellë autoriteteve në Arabinë Saudite, raporton Beta.

“Arabia Saudite është e dedikuar që të mbrojë trashëgimitë fetare dhe kulturore, pavarësisht se për cilën fe apo politikë bëhet fjalë”, ka thënë El Saud. / INA /

Leave a Reply

Your email address will not be published.