Will Smith dhe bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith raportohet se po kalojnë nëpër një periudhë provuese të ndarjes nga martesa e tyre 15 vjeçare.
Dyshja e Hollywoodit, të cilët kanë fëmijët Jaden, 15-vjeç, dhe Willow, 12-vjeçe, nuk janë parë së bashku që nga gushti dhe burime të brendshme thonë se martesa 15 vjeçare e tyre është në telashe, ashtu që ata tash jetojnë të ndarë në tentim për ta lehtësuar tensionin në mes tyre.
“Ata është menduar se kanë njërën prej martesave më të qëndrueshme në Hollywood, por së fundi kjo nuk duket kështu. Gjërat duken shumë të tensionuara për disa muaj”, ka thënë burimi për Daily Mirror.