jatë mbrëmjes së djeshme është djegur flamuri grek në zyrat e OMONIA, në Sarandë.
Flamuri grek qëndronte në mes të flamurit shqipëtar dhe atij të Bashkimit Europian. Leonidha Papa, kryetar i OMONIA-s ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen.
“Ne nuk e dimë se kush e ka kryer këtë akt, por këto javë veprime të errëta dhe nuk sjellin asgjë më shumë se destabilizim mes dy vendeve,” tha ai.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, megjithatë ende nuk dihet se kush qëndron pas krimit të bërë.