Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie ka reaguar në Twitter rreth votimit të sotëm në UNESCO ku Kosova nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për tu anëtarësuar.
“Vota e sotme në UNESCO është zhgënjyese, por 92 vota tregojnë se Kosova ka një vend të rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare” ka shkruar Delawie.