Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar mospranimin e Kosovës në UNESCO, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, ndonëse nuk u pranua Kosova, ata vazhdojnë të hanë dreka e darka me Kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ja postimi i saj i plotë:
Problemi kryesor është se edhe pas mos pranimit të Kosovës në UNESCO, Isa e Thaçi vazhdojnë drekat e darkat me Vuçiqin e Daçiqin!
Vazhdojnë zotimet e tyre për zbatimin e marrëveshjes për bosnjezimin e Kosovës.
Të vazhdojmë betejen tonë kundër marrëveshjeve që na rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen.