Lajmet e fundit

NISMA: U pa me kë po “normalizojmë” marrëdhëniet

Mos pranimi i Kosovës në UNESCO është një lajm shumë i keq për Kosovën.

Lufta agresive diplomatike e Serbisë, e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCO e mbështeti në një strategji fashiste, dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS-in, sot fitoi.

Kjo sjellje e Serbisë tregon se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovën, por një vend armiqësor. Prandaj, rruga që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë.

Fatkeqësisht kësaj fushate agresive të Serbisë, diplomacia kosovare në vend se ti përgjigjej me fakte dhe argumente se ishte regjimi kriminal i Serbisë ai i cili posaçërisht nga viti 1990 duke kulmuar në 98 e 99, zbatoi politikë shtetërore për të çrrënjosur kulturën trashëgimin dhe çdo vlerë tjetër që lidhet me identitetin dhe historinë e Kosovës, përkundrazi diplomacia kosovare kësaj fushate serbe iu përgjigj me disa vizita në Paris dhe takime duke dërguar mesazhe se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është çështje e kryer. Mospranimi i Kosovës në UNESCO është fiasko e diplomacisë së Kosovës.

Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë gjithë miqtë e Kosovës të cilët lobuan dhe votuan në favor të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.