Lajmet e fundit

Sot publikohet Raporti i Progresit

Gjatë ditës së sotme Komisioneri Johannes Hahn, do të prezantojë raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë.

Ky raport po prezantohet pas tri shtyrjeve që pati.

Komisioni do t’i adoptojë raportet vjetore për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën, Malin e Zi, Turqinë dhe Serbinë, ndërsa si zakonisht, Hahn do t’ua prezantojë raportet fillimisht eurodeputetëve.

Hahn, i cili javën e kaluar qëndroi në Kosovë, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentarin Kadri Veseli, theksoi se pret një raport pozitiv të progresit të Kosovës dhe së shpejti edhe rekomandim nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raporti i Progresit për vendet kandidate dhe për ato potencialisht kandidate po publikohet pas tri shtyrjeve që u bënë: së pari ka qenë e planifikuar të publikohet në fillim të tetorit dhe më pas më 24 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.