Gjashtëmbëdhjetë policë janë plagosur lehtë gjatë përleshjeve mes policisë franceze dhe refugjatëve në qytetetin verior francez, Kale.
Sipas një zëdhënsi të qeverisë lokale, përleshja mes policisë dhe refugjatëve ka zgjatur rreth 2 orë, transmeton Gazeta Blic.
Raportohet se dhuna ka shpërthyer pasi 200 emigrantë dhe refugjatë janë përpjekur të bllokojnë trafikun, duke shpresuar se një veprim i tillë mund të hapte rrugën drejt Britanisë.
Reefugjatët kanë hedhur gurë dhe gjësende tjera, ndërsa policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë ata.
“Është hera e parë që jemi përballur me një situatë kaq të dhunshme,” tha Gilles Debove, nga sindikata e policisë. “Nëse një ditë ka revoltë në kamp, atëherë ajo ditë do të jetë çmenduri,” tha ai, duke e përshkruar situatën si shqetësuese, transmeton Gazeta Blic.
Ministria e Brendshme franceze ka deklaruar se numri i emigrantëve në Kale ka rënë nga nga 6000 në 4500 gjatë javëve të fundit.
Sipas një burimi të ministrisë së brendshme, refugjatët dhe emigrantët që po qëndrojnë në Kale kanë hequr dorë nga planet e tyre për të arritur në Britani, ndërsa javën e kaluar gjykatë franceze urdhëroi shtetin për të përmirësuar kushtet në kamp.