Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Xhabir Toqani”, Prishtinë 09.11.2015-01:17. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura Opel Corsa, pronë e viktimës femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. “Luan Haradinaj” , Prishtinë 09.11.2015-18:19. Njësiti policor ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët dyshohet se ishin duke konsumuar substanca narkotike. Nga të dyshuarit është konfiskuar një cigare që dyshohet të jetë me substancë të dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. “Tirana”, Prishtinë 07.11.2015 – 20:02. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara me datën 09.11.2015 është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuari mashkull K-Shqiptar nga i cili është konfiskuar arma e llojit TT me një karikator dhe një fishek i cal. 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Prishtinë 09.11.2015-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, shtetas i huaj i cili ishte duke lëvizur me automjetin VW Polo gjatë tentimit të ndalimit në një pikë kontrolli e ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Lagjja Çamëria, Kamenicë 09.11.2015-12:00. Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2.900 gramë, një revole Ekol e cal. 9 mm, 22 fishekë të cal 9 mm, 350 euro para të gatshme, një telefon dhe dy pasaporta. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Bozhevc, Ranillukë 09.11.2015 – 10:30. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një prone janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj k-Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Adem Jashari”, Viti 09.11.2015.15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Viti 09.11.2015.18:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Prizren 09.11.2015-19:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave njëra Mercedes S 300 që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe dy automjeteve tjera Renault Laguna dhe VW Golf me targa lokale që drejtoheshin nga dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Deri tek aksidenti ka ardhur nga ngasja e pasigurt dhe mospërshtatja me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili gjatë kyçjes është aksidentuar me veturën e dytë dhe pastaj edhe me veturën e tretë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktima femra K-Shqiptare dhe njëri nga drejtuesit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit e më pas janë liruar.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
VETURË E VJEDHUR
Rr. Xhevat Shkreli, Pejë 08.11.2015-21:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura Pezho 307. Njësitë relevante po hetojnë rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Buqan, Peje 09.11.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
PKK Merdarë 09.11.2015-10:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Pejë 09.11.15. 13:00. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore-Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuar nga gjykata është liruar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Malishevë 09.11.2015-21:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij përmes një dritareje duke e hapur me forcë dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari. Rasti në hetime.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Xërxë, Rahovec 09.11.2015-12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
Fshati Xërxë, Rahovec 09.11.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
Fshati Krushë e madhe, Rahovec 09.11.2015-15:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej 4 muaj.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Dëshmorët e Kombit” , Vushtrri 09.11.2015-22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas Voldran te cal.9 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Vushtrri 09.11.2015-12:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej 90 ditëve.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Vuca , Soqanicë 08.11.2015-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Serb. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE
Rr. “Kral Petri” , Mitrovicë 09.11.2015-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti ka demoluar konstruksionin e një vendqëndrimi për pritjen a autobusëve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fshati Borcane, Mitrovicë 09.11.2015-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti me një motorsharrë i ka demoluar rrethojën për gjedhe pronë e viktimës mashkull K-Serb. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fshati Novosellë , Kamenicë 09.11.2015-15:35. Njësiti policor gjatë kontrollit në brezin kufitar ka ndaluar një automjet VW Kombi me targa civile që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në automjetin e tij është konstatuar se i dyshuari ishte duke transportuar pemë –fidanë të pemëve të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Automjeti së bashku me mallin është konfiskuar dhe është dorëzuar në doganë, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
014
Aksidente pa të lënduar
054
Tiketa trafiku të shqiptuara
933
Arrestime
28
Në mbajtje
9