Klubi i Hendbollit të femrave “Basel Regio” luan ndeshjen ndërkombëtare me KHF Prishtina nga Kosova.
Në sezonin e kaluar, klubi nga Bazeli ia ka dalë për herë të parë të kualifikohet për gara ndërkombëtare. Dhe sprovën e parë në këtë drejtim “Regio Basel” do ta ketë në ndeshjen me klubin e hendbollit të femrave, KHF Prishtina.
Ndeshja do të luhet më 10 nëntor në sallën Rankhofhalle të Bazelit, duke filluar në orën 17.00, bën të ditur klubi zviceran në një njoftim.