Mund të duket, sikurse lajmet që japin tituj bombastik, si p.sh. dialogu me Serbinë, i mbajtur në Bruksel, janë prioriteti i vetëm i marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian, mirëpo në fakt, BE-ja i kushton vëmendje shumë të madhe nevojave të përditshme të qytetarëve të Kosovës
BE-ja është në dijeni për realitetin se në Kosovë qytetarët duan dhe kanë nevojë për vende pune, stimulim të sektorit të biznesit, si norma më të ulëta interesi për kredi, dhe nevoja themelore të përditshme, si ngrohje më të mirë gjatë dimrit.
Në të vërtetë, Komisioni Evropian e ka thënë këtë dhe të tjera në raportet e tij vjetore për Ballkanin Perëndimor për disa vjet – të cilët përfshijnë këtu edhe Kosovën.