Lajmet e fundit

Bota drejt ndryshimeve të rrezikshme klimatike

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota është në gjysmë të rrugës drejt pragut që mund të rezultojë me ndryshime të rrezikshme klimatike, pasi kanë zbuluar se temperaturat globale kanë shëuar ngritje prej 1 gradë Celsius për herë të parë, raporton “The Independent.”

Zyra britanike për mot dhe ndryishme klimatike se matjet e temperaturave në nëntë muajt e parë të këtij viti tregojnë se tashmë bota ka arritur në gjysmë të rrugës drejt pragut “arbitrar” prej 2 gradë Celsiu, që mendohet se mund të sjell ndryshime fatale klimatike, transmeton KosovaPress.

Sipas Organizatës Botërore për Meteorologji, bota tashmë po shkon drejt territoreve të panjohura me ‘shpejtësi të frikshme.’

Ekspertët e ndryshimeve klimatike thonë se këto ndryshime temperaturash prej 1 gradë Celsius vijnë si pasojë e rritjes së lirimit të gazërave në natyrë nga ndërmarrësitë njerëzore, që ka shënuar sërish një rekord të ri.

Shifrat e fundit të koncentrimit të gazit në atmosferë nga serat tregojnë se niveli i dioksidit të karbonit, metanit, nitrogjenit të oksidit nga aktivitetet industriale, agrikulturore dhe private kanë arritur nivele rekord – me koncentrimin global të dioksidit që lë prapa shifrat e viteve të tjera për herë të parë.

“Kjo do të thotë temperatura më të larta në nivel global, më shumë katastrofa natyrore si valët e vapës dhe vërshimet, shkrirja e akullit, rritja e niveleve detare si dhe rritje e acidit nëpër oqeane. Kjo po ndodh tani, dhe ne po hyjmë drejt një territori të panjohur me një shpejtësi të frikshme”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Michel Jarraud.

“Çdo vit ne raportojmë për një rekord të ri të koncentrimit të gazrave në atmosferë nga serat kultivuese. Çdo vit ne themi se kemi shumë pak kohë. Duhet të veprojmë tani për të parandaluar emetimin e gazrave të serave në atmosferë nëse dëshirojmë një mundësi për të pasur në kontroll menaxhimin e temperaturave”, ka shtuar ai. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.