Opozita e bashkuar, siç tashmë quhen tri subjektet politike opozitare në Kosovë, paralajmërojnë protesta gjithëpopullore, por nuk kanë saktësuar kohën e tyre.
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se protestat e tyre do të zgjerohen dhe do të vazhdojnë deri sa nuk tërhiqen marrëveshjet e arritura për Asociacionin dhe Demarkacionin.