Komisioni Evropian ka publikuar gjetjet e fundit në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015
Raporti 2015 konfirmon rrugën evropiane të Kosovës, pikat kryesore në rolin drejt procesit të zgjerimit në fuqizimin e stabilitetit ekonomik dhe politik.
Në grupin e raporteve vjetore që janë miratuar sot, Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitën se ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në përgatitjen për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE dhe ka paraqitur se çfarë duhet të bëhet për të adresuar sfidat që mbeten.
Duke prezantuar Pakon vjetore për Zgjerim, Komisioneri Johannes Hahn tha: “Kriza aktuale e refugjatëve tregon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i ngushtë në mes të BE-së dhe vendeve të Evropës Jug-Lindore. Procesi i zgjerimit të BE-së, i cili mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, është një mjet i fuqishëm për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në këto vende. Ai po ashtu rrit ekonominë dhe promovon bashkëpunimin rajonal. Një perspektivë e qartë evropiane transformon gradualisht vendet tona partnere dhe fuqizon stabilitetin rreth Unionit tonë. Zotimi ynë i vendosur për zgjerim të BE-së dhe për kushtet që përmban ai është një investim afatgjatë në sigurinë dhe prosperitetin tonë të Evropës.
Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, ka theksuar se përkundër një viti sfidues, Kosova ka dëshmuar të arritura të mëdha, në mënyrë të veçantë nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si një e arritur e rëndësishme dhe marrëdhënie e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Kjo Marrëveshje do të thellojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së. Ajo do të krijojë kornizën kryesore për marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Kosovës, duke e përgatitur më tej Kosovën për në rrugën e saj evropiane.”
Zhbogar tha se përkundër një vonese në formimin institucioneve pas zgjedhjeve të vitit 2014, ata kanë arritur të nxjerrin ligje të rëndësishme: pakoja gjyqësore dhe pakoja për të drejtat e njeriut – qenësore për procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, me bllokimin e Kuvendit të Kosovës përsëri, po vonohen edhe reformat kryesore që i duhen Kosovës. “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Koha e humbur e largon Kosovën nga një e ardhme më e mirë për popullin e saj, fëmijët e saj.”
Zhbogar nënvizoi një numër çështjesh nga raporti. “Rënia e normave të interesit për kreditë afariste dhe rritja e fundit e IHD paraqet një progres të rëndësishëm që mbështet zhvillimin afarist. Progres i mirë është arritur në zhvillimin e kornizës strategjike gjithëpërfshirëse për reformat në administratën publike dhe në përmirësimin e legjislacionit, mirëpo një angazhim politik i fuqishëm e i vazhdueshëm është qenësor.
Sistemi i sundimit të ligjit mbetet i dobët, gjykatat mbeten të ngadalshme dhe joefikase. Organet gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbeten të pritura për të pasur ndërhyrje politike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten një sfidë kryesore dhe në këtë drejtim nevojiten përpjekje të mëdha për konfirmimin e bindjeve në rastet e tilla, përfshirë këtu edhe ato në nivelin e lartë.
Kosova ka treguar kurajë dhe pjekuri politike në vendimin për të krijuar Dhomat e Specializuara për të ndjekur supozimet që janë paraqitur në raportin e Këshillit të Evropës. Ajo ka vazhduar të ketë një qasje konstruktive në dialogun e saj me Serbinë, të lehtësuar nga BE. Një ndjenjë e nevojshme dhe e rekomandueshme e kompromisit ka mundësuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe marrëveshjet për telekomunikacion, energji dhe liri të lëvizjes. Kosova ka trajtuar sfidat e çështjes së migrimit, si rezultat i së cilave shifrat e migrimit për Kosovën kanë rënë në mënyrë drastike.”
“Përkundër shumë sfidave që ende ndodhen para për Kosovën, ne kemi arsye për optimizëm. Me ratifikimin e pritur të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga parlamenti Evropian në fillim të vitit të ardhshme, ne do ta kemi një mjet të fuqishëm për dialogun politik, reformat dhe ndryshimin konkret për jetë më të mire për popullin e Kosovës. Fokusi tani duhet të jetë në tregimin e rezultateve në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje. BE-ja do të ofrojë mbështetjen e saj dhe këshillimin për Kosovën në këtë punë të rëndësishme”, përfundoi Zhbogar.
Historiku i prezantimit të ri të Strategjisë për Zgjerim dhe Raporteve
Strategjia gjithëpërfshirëse për zgjerim tani është shumëvjeçare, që mbulon periudhën e mandatit të Komisionit. Përveç raportimit për progresin, më shumë theks do të vihet në fazën e përgatitjes për të marrë obligimet për anëtarësim. Raportet ofrojnë udhëzime edhe m,ë të qarta për atë se çfarë duhet të bëjnë vendet si në periudhë afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë. Do të përdoren shkallë vlerësimi të harmonizuara, duke rritur krahasimin në mes të vendeve, përmirësimin e transparencës së procesit të pranimit. Kjo duhet të lehtësojë shqyrtimin më të madh të reformave nga të gjitha palët e interesit. Për më shumë lidhur me qasjen e re në këtë MEMO.
Për të gjetura të detajuara dhe rekomandime për Kosovën, shihni MEMO-n për Kosovën
Strategjia për zgjerim dhe Raporti për Kosovën 2015 në dispozicion në këtë link:
http://ec.europa.eu/enlargement/countries/strategy-and-progress-report/index_en.htm
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së ka përgatitur një video të shkurtër për Raportin 2015 për Kosovën, për të treguar se qëllimi konkret i Raportit është të ndihmojë Kosovën që të lëvizë para në zhvillimin e saj politik, ekonomik dhe social, në një mënyrë që të ketë përfitime konkrete për qytetarët. BE-ja nuk mat vetëm progresin, por ajo edhe e mbështet atë në mënyrë aktive, si në aspektin politik ashtu edhe përmes instrumenti ttë saj për zhvillim: fondeve të IPA-s.
Video me titra në shqip: