Meliza Haradinaj në një shënim në Facebook i ka numëruar 4 pika të cilat portali kosovanews.info ju sjellë . Ja katër pikat kryesore sipas Meliza Haradinaj :
Na pëlqeu apo jo, duhet ta pranojmë që asnjë iniciativë normale për të ndryshuar gjendjen politike në Kosovë nuk do të ketë sukses në çrrënjosjen e këtij pushteti të kriminalizuar e injorant. Duhet hapa më radikalë.
1) Opozita duhet të bojkotojë plotësisht Parlamentin e Kosovës, sepse aty ka njerëz jolegjitim, që janë ulur aty me vota te vjedhura dhe me shantazhe të nivelit më të ultë. Aty nuk zhvillohet debat i mirëfilltë, dhe roli i opozitës është vetëm procedurial. Shumica e deputetëve dhe kabinetit qeveritar nuk kanë njohuri as ide se si të rimëkëmbet ekonomia, arsimi, energjetika apo shëndetësia.
2) Opozita duhet të komunikojnë me popullin anembanë Kosovës për t’a njoftuar si do të organizohej Qeveria e udhëhequr nga ata, kush do të jenë ministrat dhe cili është plani i tyre për rimëkëmbjen e Kosovës. Opozita duhet të pastrojë listat e saj nga njerëz që nuk kanë mundësi intelektuale e as morale që të kontribojnë në politikëbërjen kosovare.
3) Protesta më e madhe është bojkotimi i tërësishëm i Parlamentit, dhe organizimi sa më i mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Protesta gjithëpopullore do të zhvillohet ditën e zgjedhjeve, duke rrëzuar njerëzit kriminalë nga pushteti.
4) Opozita duhet të flasë hapur me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, dhe t’ua bëjë me dije qartë dhe thjeshtë se çdo tentim jodemokratik për të interferuar në vullnetin e popullit dhe të zgjedhurit e tyre do të rrezikojë mospranimin e zgjedhjeve.
Shkatërrimi i edhe asaj pak Kosove që ndërtuam me mund para e pas lufte duhet të ndalet. Dështimet e njëpasnjëshme (nga brenda dhe nga jashtë) duhet të ndalen urgjentisht.