Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar sot, burg të përjetshëm për autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka shtyrë për më 16 nëntor vendimin.
20-vjeçari akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 3 korrik të këtij viti, kur ai qëlloi me kallashnikov dy çiftin nga Çekia, Michael Svatos dhe Anna Kasinova.
Gjatë seancës të mbajtur më 3 nëntor, Mjacaj ka kërkuar mëshirë duke thënë si kishte vrarë turistët për ekonomike. Ndërkohë, ai kërkoi edhe gjykim të shkurtuar por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Shkodrës./Shekulli