Lajmet e fundit

Turqi: Arrestohen 38 vetë për planet për bashkim me ISIS-in

Mediat e Turqisë kanë raportuar se 38 persona të jashtëm, përfshirë gra dhe fëmijë, janë arrestuar në rajonin jugor Adana, të dyshuar se planifikonin kalim ilegal në Siri, me qëllim që t’i bashkoheshin grupit militant, Shteti Islamik (IS)…

Raportohet se 14 prej të arrestuarve janë shtetas të Azerbajxhanit, shtatë nga Indonezia, pesë nga Iraku, tre nga Irani, e disa nga Kirgizia, Taxhikistani dhe Afganistani.

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar lidhur me akuza për trafikim ilegal të njerëzve.

Të gjithë të burgosurit e jashtëm janë dërguar në shërbimin e migrimit për procedurat e dëbimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.