Lajmet e fundit

Vuçiq nesër viziton Srebrenicën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Srebrenicë, ku do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe në qendrën memoriale të viktimave të masakrës.

Vuçiq, për herë të fundit, ka qëndruar në Srebrenicë më 11 korrik, në 20 vjetorin e masakrës.

Por, atëbotë, ai është detyruar të largohet, pasi është sulmuar nga masa.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

Leave a Reply

Your email address will not be published.