Lajmet e fundit

Zeka: Ka deputetë që qëllim kryesor kanë bllokimin e parave dhe mbylljen e RTK-së

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me shantazhin që po i bën qeveria Transmetuesit Publik të Kosovës, ku sipas tij, ka deputetë në Komisionin e Financave, duke veçuar një nga LDK-ja,  që qëllim të vetëm ka vetëm bllokimin e buxhetit dhe mbylljen  e RTK-në.

Zeka ka thënë se më shumë ka liri të të shprehurit në Kosovë dhe Shqipëri, se në çdo vend tjetër perëndimor, por vetëm atëherë kur nuk u bëhesh pengesë politikës.

Zeka ka theksuar se kjo pyetje i bëhet sa herë që takon ndërkombëtarë në Bruksel.

Madje nga kjo situatë, Zeka ka shtuar se nuk mund të pritet raport më të mirë të Progresit, që ndryshe  e ka quajtur ‘’Raport të Regresit’’.

 

Ja reagimi i plotë i Milaim Zekës:

‘’Njera prej verejtjeve kryesore te Brukselit

Sahere me bie puna qe te kaloj kah Brukseli, po edhe neper qendrat e tjera te vendimmarrjeve per Kosoven, pyetja e pare qe me parashtrohet, eshte: Sa ka liri te te shprehurit ne Kosove?

Une, qe nuk e kam mendjen tek vjelja e parave nga te huajt, ashtu sikurse veprojne shume kolege te mi, u them, se liri te te shprehurit, me shume ka ne Kosove e Shqiperi, se sa ne cdo vend perendimor. Mirepo vetem me kushtin qe klases politike, mos t i bhehesh pengese.

Shikoni u thash keto dite, se cfare shantazhi i bene qeveria e Kosoves, transmetuesit publik. Ua permenda me emer nje deputet te LDK se, ne komisionin per financa, i cili, orgazem kryesore te tije, e ka pikerisht bllokimin e parave per RTK ne.

Ky deputet kriminel, i cili eshte hetuar qe nga UNMIK u e Eulexi, per lloje lloje aferash korruptive e kriminale, gjithe diten, e gjithe natehn, mendon me ja vu drynin RTK se.

Hajde pastaj e prit ti raport ma te mire te Progresit, qe shume me mire do ishte, sikur te quhej Raporti i Regresit.

Pasha Zotin, cfare taravolash kemi ne skenen politike, teper po na durojne, po ata jane njerez me durim dhe edukate.”parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.