Pas reagimeve të shpeshta dhe tendecave të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri për tu marrë me tema nacionale, së fundi edhe një nga drejtorët e tij, ai i kulturês, Engelbert Zefaj ka hedhur akuza në adresë të ‘Vetëvendosje’-së duke e bërë këtë subjekt përgjegjës për dështimin e Kosovës në Unesco. I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktivistit kryesor të kësaj partie në Pejë. Arton Muhaxheri i VV-së ia ka numëruar Zefajt dështimet në kulturën Pejane duke i kërkuar shefit të Zefajt, Gazmend Muhaxherit që siç ka shkruar të ‘lidh’ drejtorët dështak. Ja reagimi i Arton Muhaxherit në facebook:
GAZMEND MUHAXHERI “LIDHI” DREJTORAT
Sikur i eshte bere shprehi ketij pushteti qe mospunen e tyre ta koncetrojne ne probleme te tjera qe nuk eshte as kompetenc e nivelit lokal.
Drejtori i Kultures Rinis dhe Sporteve Engelbert Zefaj ne vend se te merret me problemet qe i krijoj ne kluturen sportin dhe rinin pejane ai akuzon Vetëvendosjen per mos votimin e Kosoves ne antaresim në UNESCO.
Si duket ai ka harruar se Peja i ka punet llug nga pushteti ku vet eshte drejtor dhe para se te trajtoj çdo problem ne nivel qendror duhet ti pergjigjet per mos punen e tij:
1.Na thuaj z. Eneglbert Zezaj si eshte e mundur që pushteti yt te mos e mbeshtet klubin Ippon dhe kampionen e botes xhuditesn Majlinda Kelmendi?
2.Na thuaj z. Engelbert Zezaj si është e mundur që ta politizoni futbollin pejan ku gjysma e kryesise e ketij klubi jeni antar te LDK’së madje pjesë e tij eshte edhe Shkubmin Tender Gashi Nenkrytari i Komunes.
3. Na thuaj z. Engelbert Zezaj si nuk munde te ju sigurosh transport korrit te qytetit per te marr pjesë në një koncert në Tetovë, ndersa aktivitetet e ketij korri ju i pervetesoni si sukseset e drejtoris suaj.
4.Na thuaj z. Engelbert Zezaj perse nuk po i paguan me rregull aktoret e Trupes se Qytetit?
5.Na thuaj z. Engelbert Zezaj si është e mundur që të ua nderpresh rymen shoqerive kulturore artsitike në objektin e Pallatit te Kultures ku edhe vet ju i keni zyret?
6. Na thuaj z. Engelbert Zezaj si i përzure disa shoqeri kulturore artisike nga shtepia e tyre pra Pallati i Kultures?
7. Na thuaj z. Engelbert Zezaj perse nuk e pagove orektesren e qytetit?
8. Na thuaj z. Engelbert Zezaj perse e perjashtove Klubin e Futsallit Peja nga termini i stervitjeve?
9. Na thuaj z. Engelbert Zezaj perse e moret terminin e stervitjeve të klubit te volejbollit qe ju pushteti te luani futboll mes veti?
10. Na thuaj z. Engelbert Zezaj si e shkatërrove klubin e karates?
Kaq per sot, besoj qe te kam dhene mjaftueshem detyra per kete jave , vazhdojm prap javen qe vjen me detyra te reja se ka mjaft sa qe nuk do te del kohe mu marr me politika nacionale.