Lajmet e fundit
Haradinaj: Urime fitoren Pejë, urime fitoren Kosovë

Haradinaj: Urime fitoren Pejë, urime fitoren Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajti tubimin e përmbyllës të fushatës elektorale në Pejë. Ky tubim mblodhi shumë përkrahës të programit dhe udhëheqjes, që ndryshoi për të mirë qytetin e Pejës. Ramush Haradinaj dhe Ali Berisha uruan fitoren e radhës, që do ta gëzojnë së bashku me 3 nëntor.

Për rreth një muaj u shpalos puna, që do të bëhet, e që është bërë, nga një parti e cila e njeh mjaft mirë qytetin e Pejës, duke qenë se ka punuar shumë në ndërtimin e saj, drejt rrugës së suksesit, për gjatë një mandati, në krye me Ali Berishën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lideri i saj, Ramush Haradinaj, bashkë me të parin e Pejës, Ali Berishën, e të gjithë ata që e përkrahin me shumë besnikëri këtë parti dhe programin e saj, mbyllën sot në mesditë bashkë fushatën parazgjedhore. Mijëra anëtarë, simpatizantë,e qytetarë, të mbledhur si asnjëherë më pare në Sallën e Sporteve “Karagaç”, të gjithë një zëri për të uruar fitoren e radhës.

Festa e madhe e Pejës nisi me zërin e më të dashurit të tyre, Ramadan Krasniqit-Danit, dhe shoqërinë kulturo artistike “Sofra Pejane”, të cilët me dashuri i kënduan Pejës së tyre, festa dhe pjesa artistike nuk ndalej, Edhe Sinan Vllasaliu këndoi për Pejën.

Prijësi i listës së Pejës së AAK-së në Pejë, Genc Beqiri, AAK-në dhe liderin e saj Haradinaj e quajti focën kryesore, e cila mbledh ata që ia duan të mirën Pejës. Sipas tij, janë shumë arsyeje për të qenë e gjithë Peja me AAK-në, ngaqë kjo parti ndryshoi Pejën, e shëndërroi atë në një qytet modern. “Ne do të përfundojmë punët e nisura dhe do të përfundojmë punë të reja”, u shpreh Beqiri.

Ndërkohë, me shumë duartrokitje u prit ardhja në skenë e kryetarit të Pejës, dr. Ali Berisha. Ai tha se besimi për të ardhmen është ngjallur në këtë qytet, shumëçka e premtuar është bërë, por puna vazhdon. “Ky qytet është vendlindje e shumë kampionëve, qytet i bizneseve, qytet me administratë bashkëkohore. Këtu të rinjtë kanë hapësirë t’i shfaqin aftësitë e tyre në çdo aspekt. Peja ka gjashtë festivale ndërkombëtare, dhe shumë të mira tjera” tha ndër të tjera, i pari i Pejës.

Po ashtu, Berisha premtoi që tani e tutje, orientimet e Aleancës ne Pejë, në këtë mandat do të jenë investimet e drejtpërdrejta në ngritjen e ekonomisë, turizmit, kulturës, agrobiznesit, e shumëçka tjetër, për ta bërë Pejën ashtu siç i ka hije. “Aleanca ka bërë objektiv strategjik, dhe me përkrahjen tuaj qytetar të dashur do ta bej realitet. Së shpejti do bëhemi komuna e parë në Kosovë me 100% të kyçur në ujësjellës. Do të ndërtohen pesë shkolla, bujqit nuk do t’i humbasin produktet e tyre, do të bëhet ndërtimi i 100 banesave për të pastrehët”, u shpreh ai, derisa në fund uroi suksese me bindjen e pamohueshme për fitoren e radhës.

Ndërsa duke folur në këtë takim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Peja nuk e ka pritur askënd, sepse e ka nisur vetë rrugën e suksesit, duke i besuar kryetarit të saj. “Mos harroni, sepse duke e ditur çfarë doni, duke e forcuar Aleancën, ju po bëni punë të madhe, dhe do të falënderoheni për atë që i keni dhënë Pejës”. tha Haradinaj.

Në fjalën e tij, Haradinaj u shpreh se beson në qytetarët e Pejës, dhe se ai din që Peja e donë fitoren e Aleancës, të Ali Berishës, e të listës së Aleancës për Pejë. “Berisha nuk u dorëzua, ai e mbajti Pejën gjallë. Numri 62 është numri i të djathtës shqiptare, mos i shihni numrat tjerë sepse është humbje kohe”, apeloi Haradinaj tek qytetarët e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.