Veteranët e UÇK-së do të protestojnë të martën kundër kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përkatësisht deklaratave të tij për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
NJOFTIM
“Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Pejë , njoftojmë të gjithë qytetarët e Pejës me rrethinë se të mërkurën me 11 nëntor 2015 në ora 12:00 në sheshin Shkëlzen Haradinaj në Pejë, do të mbahet protestë gjithë popullore, kundër deklaratave të kryetarit të Pejës dhëne mjeteve te huaja te informimit qe kanë te bëjnë kryesisht kundër UÇK-së, dhe luftës çlirimtare
Ju ftojmë që masovikisht të bashkohemi në Sheshin Shkëlzen Haradinaj dhe ti bëjmë me dije kryetarit te pa ndërgjegjshëm se populli dha gjithçka për çlirimin e Kosovës.
Kryesia e OVL-UÇK-së,Pejë”, kanë njoftuar veteranët përmes një komunikate.