Lajmet e fundit

Tahiri: Vendimi i sotëm i Gjykatës, momental ideal për qartësimin e marrëveshjes së Asociacionit

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që e pezulloi përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ky është momenti ideal që Gjykata Kushtetuese të kërkoj nga qeveria që të qartësoj deri në detaje këtë marrëveshje.

Ky është shënimi i tij i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke vendosur ta pranojë kërkesën e Presidentes për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e ka momentin ideal të kërkoj nga qeveria që të qartësoj deri në detajet më të vogla gjuhën e këtij dokumenti që është me plotë dykuptimësi.

Kjo masë nuk duhet të shfrytëzohet vetëm si masë me ndal presionin publik kundër asociacionit dhe dialogut por si moment ideal për ta kthyer besimi te ky institucion shumë me rëndësi për vendin!

Asociacioni nuk guxon të ketë kompetenca ekzekutive dhe në asnjë formë rol të nivelit të dytë të qeverisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.