Sigal Prishtina e ka pësuar edhe humbjen e dytë në FIBA Europe Cup.
AEK Larnaca e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 101-84, në ndeshjen e zhvilluar në Qipro.
Skuadra e AEK-ut ishte më e mirë se bardhekaltrit në tri periudha të ndeshjes, ndërsa Sigali u rikthye në çerekun e katërt, por nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar ndeshjen.
Kjo ishte humbja e dytë e Sigal Prishtinës në këtë garë, pas asaj nga Energia në ndeshjen e parë, ndërsa fitoren e vetme kryeqytetasit e kanë regjistruar ndaj Astanas.