Adem Graboci ka mbrojtur aktivitetet e Qeverisë për anëtarësim në UNESCO edhe pse tha se kanë mundur të bëjnë edhe më shumë. Thotë se është humbur një betejë por se nga kjo Kosova do të dalë edhe më e fuqishme. Tha se në PDK nuk e njohin dorëzimin, prandaj zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe zëdhënësi i tij Petrit Selimi nuk do të dorëhiqen, siç po kërkon opozita.
“Po të vlerësohej se do të duhej të ipej dorëheqje dhe që do të arrinim diçka unë besoj se asnjëri e as tjetri nuk do t’i shqetësonte ajo punë. Por unë vlerësoj se përkundrazi ai do të ishte një dorëzim dhe ne nuk e njohim dorëzimin, ne e njohim vetëm angazhimin, angazhim edhe më të madh dhe sa herë jam përpjekë, në jetën tem jam përballë me vështirësi s’jom dorëzu dhe kam dalë shumë ma të fortë shumë më të fuqishëm dhe kemi arrit qëllimin tonë”, tha Grabovci në Rubikon të KTV’së.
http://www.dailymotion.com/video/x3d8m2n_a-grabovci_news