Lajmet e fundit

Rusia do të zbulojë planin e paqes mbi konfliktin në Siri

Sipas një dokumenti që po qarkullon në Kombet e Bashkuara, Rusia po planifikon të propzojë një process reformues të kushtetutes në Siri, që do të zgjasë 18 muaj dhe do të pasohet me zgjedhje të parakohshme.

Dokumenti nuk e thotë nëse në pushtet duhet të mbetet presidenti sirian Bashar al-Assad.
Aty thuhet se ‘presidenti i Sirisë nuk do të drejtojë komisionin kushtetues’ dhe se procesi i reformave do të udhëhiqet nga një kandidat, për të cilin duhet të bijnë dakord të gjitha palët.

Pritet që Rusia të paraqesë  propozimet e saj mbi krizën në Siri, të shtunen në Vjenë. Ndërsa, rreth 20 vende dhe grupe ndërkombëtare pritet t’i ndjekin këto bisedime në të cilat objektiv kryesor është armëpushimi mes focave të Assadit dhe atyre opozitare.

Konfilkti në Siri ka filluar në mars të viti 2011, ndërsa deri me tani më shumë se 250 mijë njerëz e kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.