Numri i të vdekurve nga thyerja e dy digave në Mariana, juglindje të Brazilit, ka arritur në gjashtë. Njëzetë e dy vazhdojnë të jenë të zhdukur, raporton Xinhua.
Gjatë ditëve të fundit, njerëzit dhe kafshët janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë.
Samarco, kompania minerare që zotëron dy digat, po zhvendos banorët në zonat e paprekura, dhe do të paguajë qiranë e tyre të strehimit.