Më shumë se 540,000 emigrantë arritën në ishujt grekë përmes detit gjatë dhjetë muajve të fundit, citojnë mediet e huaja të dhënat e nxjerra nga agjencia evropiane për mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm – Frontex, transmeton Republika.info.
Kjo shifër është rreth 13 herë më e madhe se ajo e regjistruar për periudhën e njëjtë të vitit 2014 dhe, sipas informatës së siguruar, thuhet se shumica e tyre vazhdojnë të vijnë nga Siria, porse kohëve të fundit, numri i emigrantëve afganë është rritur me të madhe. Pavarësisht kushteve të rënda klimatike të javëve të fundit, vetëm gjatë muajit tetor, më shumë se 150,000 njerëz morën guximin ta përshkojnë rrugën nga Turqia për në ishujt grekë, derisa gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, shifra e emigrantëve që arritën në këta ishuj ishte vetëm 8,500.
Sipas Frontex, gati krejt emigrantët që kanë arritur në Greqi, i kaluan kufijtë ilegalisht, përmes Maqedonisë në kufijtë e vendeve të Ballkanit perëndimor, posaçërisht në Hungari, Kroaci dhe në Serbi, prej ku vazhdojnë në vendet e BE-së.