Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti tregon situata skandaloze!

I pari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti i ka reaguar deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, i cili e quan “sknadaloz” vendimin për masën e përkohshme të pezullimit të marrëveshjes nga Kushtetusja, duke e quajtur ”Skandaloz” faktin që ky i fundit është dora e djathtë e Millosheviqit dhe i takon pozita në të cilën është, shkruan gazetablic.com

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Dacic thotë se vendimi për masën e përkohshme të pezullimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese është skandaloz.

Në fakt, skandaloz është fakti që dora e djathtë e Millosheviqit, Dacic është sot ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Skandaloz është fakti që dikush nga Kosova pranon me fol me juve edhe më tutje për Kosovën.

Skandaloz është fakti që dikush nga Kosova ju buzëqesh dhe mendon se ju keni ndryshu.

Skandaloz është ky dialog që vazhdon në mënyrë të padrejtë.

Kosova ka dhe duhet të ketë synim Bashkimin Evropian. Por kjo rrugë nuk bën dhe nuk do të shkojë përmes njerëzve si Dacici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.