Lajmet e fundit

Vuçiq vendos lule në Potoqari

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka vënë lule dhe ka nderuar viktimat e Srebrenicës në memorialin Potoqar në këtë qytet të Bosnjës

Vendosja e luleve ka kaluar pa incidente në Potoqar, ndërkaq delegacioni nga Serbia është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Kryeministri i Serbisë në shoqërinë e të cilit ka qenë edhe kryetari i Republikës Serbe po qëndron në Bosnjë, në investime regjionale në konferencën “Srebrenica 2015”.

Ndryshe Vuçiq më 11 korrik në kompleksin Potoqari në shënimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë është sulmuar me gurë dhe gjësende tjera.

Në konferencë përveç Vuçiqit do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe etniteteve në Bosnjë dhe Herecegovinë, anëtarë të Presidencës Bakir Izetbegoviq dhe Mlladen Ivaniq, etj.

Në Srebrenicë siç është paralajmëruar do të arrijnë edhe përfaqësues e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.