Lajmet e fundit

E mbijetuara e trafikimit të qenieve njerëzore: Jam përdhunuar më shumë se 43 mijë herë

Karla Jacinto, e cila jeton në Mexico City është ulur në një kopsht dhe shikon pamjet e jashtëzakonshme të luleve.

Gjatë intevistës, gazetari i CNN-it rrëfen se ajo e shikonte atë drejt në sy dhe disa herë i ka treguar numrin e përdhunimeve.
“Jam përdhunuar më shumë se 43 mijë herë,” ka thënë ajo.
Ajo ishte përdhunuar pasi kishte rënë në duart e trafikantëve.

“Jam përdhunuar 30 herë në ditë, shtatë ditë në javë, pothujase për katër vite rresht,” është shprehur ajo.

Historia e saj thekson realitetin brutal të trafikimit të qenieve njerëzore në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, krim i cili përditë e më shumë po shkatërron jetën e dhjetëra mijërave vajzave si Karla.

Trafikimi i qenieve njerëzore është bërë një tregti fitimprurëse dhe e përhapur, sa tashmë ky lloj biznesi nuk njeh kufi dhe lidh fshatrat e Meksikes me qytetet si Atlanta dhe Nju Jorku.
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë kanë në target qytetin në Meksiken qëndrore, Tenancingo, i cili njihet si vendi ku buron një rrjet i madh i trafikimit njerëzor, shkruan CNN.

Karla thotë se ajo ka qenë e abuzuar për një kohë të gjatë, madje është ndjerë e refuzuar edhe nga nëna e saj.
“Unë rrjedh nga një familje jo e rregullt. Jam abuzuar seksualisht që nga mosha 5 vjecare,” tha ajo.

Në moshën 12 vjecare ajo ishte në shënjestë të një trafikanti, e cili e kishte jodhur nga larg duke përdorur fjalë të mira dhe makinë të mirë, transmeton Gazeta Blic.
Ajo thotë se ishte duke pritur për disa miq pranë një stacioni metroje në Mexico City, kur një djalë i vogël që shiste ëmbëlsira i’a ofroi asaj disa karamele, duke i thënë se dikush i’a kishte bërë dhuratë.
Pesë minuta më vonë, vjen djali me makinë të mirë, rrëfen ajo.
“Kur e pashë makinën u impresionova.  Ishte shumë emocionuese për mua. Ai kërkoi që të më merrte dhe të bënim xhiro me makinë,” shprehet ajo.

Megjithatë, ajo e pranon se burrit me makinë, nuk i’u desh shumë kohë për t’a bindur atë.
“Një ditë më pas u largova me të. Kemi jetuar bashkë për tre muaj dhe ai më trajtonte mirë. Ai me donte, më blinte rroba, më kushtoi vëmendje dhe mendoja se çdo gjë ishte e bukur, “thotë Karla.

‘Por, kudo kishte flamuj të kuq,” tha ajo.

Më pas ajo rrëfën se kishte jetuar në banesë vetëm, ndërsa pothujasë për çdo javë shfaqeshin kusherinjtë e tij, ndërsa kur Karla pyeti se kush ishin ata, ai i tha ‘janë tutorët’.

Ky fillimi i katër viteve të ferrit. Herën e parë ajo është detyruar të punojë si prostitutë në Guadalajara, në një nga qytetet më të mëdha të Meksikës.
“Filloja në 10 dhe përfundoja në mesditë. Ne ishim në Guadalajara për një javë. Kisha 20 burra në ditë për një javë. Disa njerëz qeshnin me mua, sepse unë qaja,” shprehet ajo.

Dhe kështu ajo rrëfen se si ka përfunduar edhe në shumë qyetet tjera. Dërgohej nëpër shtëpi publike dhe rrugëve të njohura për prostitucion. Përveq trafikimit, ajo është sulmuar edhe fizikisht nga tutorët e saj. Megjithatë, Karla, arrestimin e saj nga policia e quan ditë me fat, sepse sipas saj policia e shpëtoi atë dhe shumë vajza të tjera.

Karla tani është 23 vjeç dhe është bërë një avokate e zëshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke e treguar historinë e saj nëpër konferena dhe ngjarje publike.
Ajo e ka treguar historinë e saj edhe para Papa Françeskut në Vatikan.
Dëshmia e saj është përdorur edhe si dëshmi në mbështetje për HR515 ose për ligjin Megan.

Mesazhi i saj është se trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni i detyruar ende është një fenomen që ndodh, por sipas saj tani ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.