Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2014. Ministri i Financave ka thënë se buxheti i Kosovës do të jetë 1 miliardë e 590 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se me këtë planifikim do të ketë ngritje pagash për të gjitha kategoritë. Kryeministri i Kosovës gjithashtu ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe fer.
Ai ka përgëzuar kabinetin qeveritar siç ka thënë për punën që po bëjnë gjatë fushatës, pavarësisht se shumica e tyre janë të angazhuar në fushatë.
“Shpresojmë që edhe serbët në veri do të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe do të nisim bashkëpunimin tonë dhe investimet atje”, ka thënë Thaçi.