Lajmet e fundit

Qeveria mbetet e përkushtuar për dialogun, pret verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për parimet e përgjithshme / elementet kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.