Lajmet e fundit

Mediat evropiane: Kosova stopon integrimin e serbëve

Media të ndryshme gjermane kanë raportuar sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton Republika.info.

“Deutsche Welle” shkruan se marrëveshja përbën bërthamën kryesore të negociatave të gjata dhe shumë të mundimshme, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas DW, Serbia është duke folur për një disfatë të strategjisë së Brukselit.

“Deputetët e partive opozitare tash e disa javë kanë paralizuar punën e Parlamentit, pjesërisht edhe me përdorimin e gazit lotsjellës, për të parandaluar rregullimin e një autonomie në favor të serbëve. Sipas nacionalistëve kosovarë, të drejtat e veçanta për serbët mund të ndajnë vendin në baza etnike”, shkruan DW, transmeton Republika.info.

Edhe Radio Televizioni Publik Zviceran “SRF” ka raportuar për vendimin. Në raportin e tij thuhet se vendimi i Gjykatës ka ardhur pas demonstratave dhe bllokimit të parlamentit nga opozita kosovare.

Githashtu, edhe televizioni publik austriak ”ORF“ ka raportuar për ngjarjet në Kosovë. ORF në raportin e tij thotë se marrëveshja për krijimin e Asociacionit ka pas për qëllim integrimin e serbëve brenda Kosovës së banuar kryesisht nga shqiptarët. Këto media kanë cituar edhe ministrin e jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur skandaloz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.