Lajmet e fundit

Maqedoni – Riformatim i qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë zgjodhi sot Oliver Spasovskin nga partia opozitare LSDM në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Frosina Tashevska Remenskin (LSDM) në postin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale si edhe Marta Arsovska-Tomovska ministre të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Për Spasovskin votuan pro 101 deputetë, ndërkohë që nuk pati abstenime apo vota kundër, për Tashevska Remenskin po ashtu votuan pro 101 deputetë, ndërsa për Arsovska-Tomovskan 71 deputetë votuan pro, ndërsa 30 ishin kundër.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se prej ministrave të rinj pret përkushtim dhe punë të përgjegjshme në zbatim të ligjeve.

“Pres që ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të fokusohen në procesin zgjedhor… dhe të përkushtohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Pres përkushtimin e tyre dhe punë të përgjegjshme”, tha Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.