Lajmet e fundit

Isufi: Ne mendojmë që Qeveria duhet t’i tërheqë marrëveshjet

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se marrëveshjet e bëra dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, ndaj duhet që ato të tërhiqen, njofton Klan Kosova.

“Ne konsiderojmë që gabimi që është bë është me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, të cilat ashtu si janë ashtu si lexohen dëmtojnë interesin shtetëror të Kosovës, dëmtojnë tërësinë e Kosovës”.

“Është fjala për dy marrëveshje, njëra nga të cilat ekskluzivisht për territorin, siç është ajo e demarkacionit”.

“Kosova do të duhej t’i rishikonte këto marrëveshje dhe ti anulonte. Gjykata Kushtetuese e ka kryer veprimin në afatin e vet”.

“Ne mendojmë që Qeveria duhet t’i tërheqë marrëveshjet”.

Isufi ka ritheksuar se normaliteti në institucione nuk do të kthehet sepse marrëveshjet dëmtojnë vendin.

“Ne më shumë e duam interesin e vendit tonë. Nuk do të ketë normalitet në institucione deri sa do të ketë marrëveshje jo normale për vendin”.

“Nëse kthehemi në retrospektivë kjo gjykatë ka pasur vendime që kanë dëmtuar shumë; i kemi punëtorët e Fabrikës së Gypave që e kanë vendimin nga Kushtetuesja dhe Qeveria nuk e zbaton vendimin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.