Arbnor Morina është trajner i ri i Dritës. Trajneri prishtinas është rikthyer në ekipin gjilanas, të cilin e drejtoi edhe në edicionin e kaluar, ndërsa do ta zëvendësojë trajnerin e dorëhequr, Milaim Zuzaku.
Ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, ndërsa do ta nisë punën të enjten. Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-trajneri i Prishtinës. “Prej sot jam trajner i Dritës. Kemi arritur marrëveshje deri në fund të sezonit, me mundësi zgjatjeje”, ka thënë Morina për Express.
“Objektiv yni është që të mbledhim sa më shumë pikë deri në fund të pjesës së parë të sezonit, ndërsa për pjesën e dytë mund të përforcohemi dhe më pas të shohim se cilët do të jenë objektivat tanë”, vijoi ai.
Pas 13 xhirosh të zhvilluara, Drita gjendet në pozitën e tetë me 16 pikë të grumbulluara. Gjilanasit fituan sot 5:2 ndaj Fushë Kosovës